-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ra nga tarraca e Azilit në Gjirokastër, ndërron jetë e moshuara në Fier

Kryesoret

Ka ndërruar jetë e moshuar e Azilit të Pleqve në Gjirokastër, pasi u rrëzua nga tarraca e këtij institucioni mesditën e sotme.

Lajmi është konfirmuar nga Spitali Memorial i Fierit, ku 72-vjeçarja Sheqere Zeko ka mbërritur pa shenja jete në pavionin e traumës.

Sipas informacionit paraprak, ajo ka pësuar fraktura në shpatull dhe në këmbë pas rënies nga një lartësi rreth 7 metra, ndërsa po sodiste natyrën në tarracë.

Fillimisht, 72-vjeçarja u transportua me autoambulancë në Spitalin e Gjirokastrës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve dhe gjendja e saj u raportua e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, rreth një orë më pas, gjendja shëndetësore u përkeqësua, duke bërë të nevojshëm transferimin drejt Spitalit Memorial të Fierit për trajtim më të specializuar.

Mësohet se ajo ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Fierit. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse./ BW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit