Ministria libaneze e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën gjashtë persona humbën jetën si pasojë e bombardimeve izraelite në dy qytete në jug të Bejrutit. Sipas njoftimit, sulmet në zonat Aramun dhe Saadiyat shkaktuan gjithashtu tetë të plagosur, ndërsa numri i viktimave mund të rritet pas një shqyrtimi më të thelluar.
Po ashtu, agjencia kombëtare libaneze e lajmeve, ANI, raportoi se forcat ajrore izraelite goditën një ndërtesë katërkatëshe në Baalbek, duke shkaktuar një numër të paqartë viktimash dhe të plagosurish. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të nxjerrë viktimat nga rrënojat e ndërtesës.
/5pyetjet.al









