Seanca e Kuvendit të Shqipërisë u shoqërua me tensione pas fyerjeve të bërë ndaj deputetes Albana Vokshi nga Taulant Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi ashpër ndaj këtyre fjalëve, duke e akuzuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për pasivitet në reagimin ndaj situatës.
“Kur ai i drejtohet një gruaje duke i thënë ‘numri juaj i telefonit është 0900’, ti, zoti Peleshi, ul kokën, sytë dhe bën sikur t’i janë bllokuar veshët. Jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë dhe për ato që do të ndodhin. Unë kam lexuar komunikimet e 2 vajzave të Vokshit me zonjën Vokshi tani. Ju keni vajzë vetë. Si do t’i vinte vajzës suaj nëse një burrë nga ajo foltore do t’i thoshte bashkëshortes suaj që ‘e ka numrin 0900’?”.









