Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione të forta, pasi kryetari i Kuvendit ka rinisur fjalën për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Kjo ka shkaktuar irritim të theksuar në radhët e deputetëve të opozitës, të cilët kanë reaguar ashpër ndaj mënyrës së zhvillimit të seancës.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Klevis Balliu ka tentuar të mbyllë mikrofonin e Taulant Ballës, por është penguar nga deputetët socialistë, që janë mobilizuar për ta mbrojtur fjalën e kolegut të tyre.
Kjo situatë ka shkaktuar një përplasje verbale mes dy grupeve, duke sjellë ndërhyrjen e trupës së Gardës për të qetësuar situatën dhe për të vazhduar punimet e seancës parlamentare.









