Seanca e sotme plenare e Kuvendit ka nisur me debate dhe akuza të forta. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të fusë sa më shpejt në rendin e ditës vendimin për imunitetin e Belinda Ballukut.
“Ju po e zvarritni procesin dhe kërkesën e SPAK-ut për tre muaj” tha ai. Por kryetari i grupit socialist Taulant Balla tha se “jemi brenda afatit dhe raporti do të jetë gati në seancën e 12 Marsit në Kuvend” tha ai.









