-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisen raketat! Bilanci i fundit nga lufta në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Ushtria izraelite thotë se Irani ka lëshuar disa raketa drejt Izraelit në orët e para të së enjtes, por nuk ka raportime të menjëhershme për viktima.

Tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas dy sulmeve izraelite pranë kryeqytetit të Libanit. Mediat libaneze thonë se sulmet u kryen në rrugën drejt Aeroportit Ndërkombëtar Beirut-Rafik Hariri, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së Libanit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) thotë se dhuna e intensifikuar në gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë ka shkaktuar tashmë lëvizje të mëdha popullsie.

Ajo tha se rreth 100 mijë persona kanë lënë Teheranin në dy ditët e para pas sulmit amerikano-izraelit. Në Liban, tha se 58 mijë persona po strehohen në qendra kolektive.
Rreth 20 mijë detarë janë të bllokuar për shkak të ngjarjeve në Ngushticën e Hormuzit, ka thënë për BBC-në kreu i Organizatës Ndërkombëtare Detare të OKB-së.

Fluturimi i kontraktuar nga qeveria britanike për të sjellë britanikët nga Omani nuk u nis siç ishte planifikuar të mërkurën në mbrëmje për shkak të një problemi teknik. Qatar Airways thotë se do të operojë fluturime të tjera ndihmëse nga Lindja e Mesme drejt disa qyteteve evropiane të enjten.

Katari ka filluar evakuimin e banorëve që jetojnë pranë Ambasadës Amerikane në Doha si një masë të përkohshme sigurie, sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit. Kjo vjen pasi ambasadat amerikane në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, si dhe konsullata amerikane në Dubai, u sulmuan me dronë këtë javë.

Një anije nafte pranë brigjeve të Kuvajtit është goditur nga një “shpërthim i madh”, sipas agjencisë britanike të sigurisë detare UKMTO.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit