-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit: Komentet nuk kanë vend në institucione

Kryesoret

Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women) ka reaguar ashpër ndaj sulmit verbal me natyrë seksiste të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndaj zv. kryetares së tyre, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të Kuvendit.

Balla i referoi Vokshit numrin “0900”, një aluzion i qartë ndaj linjave telefonike seksi.

EPP Women shprehu solidaritet të plotë me Vokshin dhe bëri thirrje që të gjithë aktorët politikë të respektojnë dinjitetin e grave dhe të shmangin përdorimin e gjuhës dhe sjelljeve seksiste.

Në deklaratën e tyre, grupi theksoi se “Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit