-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ferit Hoxha: Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë mbeten përparësi absolute

Kryesoret

Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka filluar detyrën e tij duke u përqendruar në një nga çështjet më të rëndësishme aktuale: sigurinë e qytetarëve shqiptarë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Në ditën e parë të punës, ai drejtoi një takim me ekipin e Ministrisë dhe ambasadorët shqiptarë në këtë rajon, për të monitoruar situatën dhe për t’u siguruar që qytetarët shqiptarë të kenë mbështetje të nevojshme.

Postimi i plotë:

Në ditën e parë të punës, dosja e parë në tavolinën time: përditësimi me situatën e sigurisë në vendet e Lindjes së Mesme, si pasojë e përshkallëzimit ushtarak në rajon, dhe në veçanti, analizimi i detajuar i problematikave dhe nevojave të qytetarëve shqiptarë, rezidentë apo me qëndrim të përkohshëm në këto vende.

Shtabi i posaçëm i ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe ekipi drejtues i institucionit, në koordinim të ngushtë me përfaqësitë tona diplomatike në rajon, të cilat i falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin profesional, po ndjek në mënyrë të pandërprerë dhe me vëmendje maksimale çdo zhvillim, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët tanë dhe pranë kujtdo që ka nevojë për informacion, këshillim dhe asistencë.

Strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkëpunim me institucionet e tjera, janë në gatishmëri të plotë për të marrë çdo masë të nevojshme në varësi të zhvillimeve në vendet e prekura dhe për t’iu përgjigjur përshtatshmërisht çdo situate.

Siguria dhe mirëqenia e shtetasve tanë mbeten përparësi absolute.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit