Në një fjalim në parlament, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë për mbrojtjen e interesave personale të kreut të saj, Edi Ramës, në vend që të mbrojë qytetarët.
Ai e ka quajtur parlamentin një “noter të aferave korruptive” dhe ka kritikuar ashpër politikat e qeverisë, duke e lidhur gjithçka me korrupsionin dhe kriminalizimin e shtetit.
“Qeveria po mbron vetëm lëkurën e kreut të saj dhe jo interesat e qytetarëve! Parlamenti është kthyer në noter të aferave korruptive, ku çdo akt ligjor që kalon, kalon për të mbrojtur njerëzit e afërt të pushtetit dhe për të mbajtur në fuqi praktikat e korrupsionit. Ajo që po ndodh këtu është një mbulim i plotë i krimeve dhe skandaleve, të cilat do të dalin më vonë para popullit. Ky proces është shndërruar në një teatër për të mbrojtur vetëm lëkurën e atyre që udhëhoqën këtë vend në katrahurë. A e shihni ju se çdo veprim që bëhet ka për qëllim mbrojtjen e pushtetit të tij dhe jo interesat e qytetarëve, të cilët janë lënë të vuajnë nga politikat që nuk përfitojnë nga asnjë mundësi zhvillimi?”









