-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Noka: Drejtori Berberi mbron nxënësin agresor, manipulohet ngjarja

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Delvinë, ku një nxënës u plagos me thikë nga shoku i tij i klasës.

Noka ka kritikuar drejtori i gjimnazit, Tigri Berberi, për mosmarrjen e masave ndaj nxënësit agresor dhe ka akuzuar atë për lidhje me deputetin Ardit Bido. Ai gjithashtu ka denoncuar manipulimin e ngjarjes nga autoritetet dhe ka theksuar shqetësimet e nxënësve për sigurinë në shkollë.

Reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Degradimi i shtetit fillon nga degradimi i shkollës

Shikoni ç’personazhe! Drejtor Tigri, nxënësi me thikë, babai me lekë dhe deputeti i PS, shoku Bido Miza.

Fillimisht, një BRAVO të madhe nxënësve të gjimnazit ‘Sulejman Delvina’ në qytetin e Delvinës, për guximin dhe kulturën qytetare që treguan!

Nxënësit bojkotuan mësimin dhe protestuan përpara Komisariatit të Policisë, sepse ndihen të pasigurt nga shoku i tyre i klasës dhe mbrojtja që i bëri Policia dhe drejtori i shkollës. Ky i fundit quhet Tigri Berberi dhe është një patronazhist i deputetit Ardit Bido ose ‘Shoku Bido Miza’ siç e thërrasin vendasit. Një patronazhist që i shikon nxënësit nga xhepat, sidomos ata që vijnë nga fshatrat, të cilëve u kërkon edhe vezë në këmbim të notës.

Për rastin e tij kam denoncime nga Delvina.

Lidhur me ngjarjen, 15-vjeçari u plagos me thikë në shpatull nga shoku problematik i klasës, por ngjarja është manipuluar për të lehtësuar autorin nga vepra. Drejtori i gjimnazit nuk mori asnjë masë disiplinore ndaj autorit, i cili ka shfaqur edhe më parë sjellje të rrezikshme për mjedisin shkollor dhe shoqërinë; duke vendosur në rrezik dhjetëra nxënës të tjerë.

Në foto Tigri Berberi dhe Bido Miza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit