-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malltezi reagon ndaj prokurorëve të dosjes “Partizani”: Akuzat janë politike dhe të pabaza

Kryesoret

Ish-i akuzuari në dosjen “Partizani”, Jamambër Malltezi, ka reaguar ndaj hetimit të zhvilluar nga SPAK, duke hedhur akuza të forta ndaj prokurorëve që po ndjekin çështjen.

Malltezi ka deklaruar se akuzat janë të manipuluara dhe se hetuesit veprojnë nën ndikimin e urdhërave politikë.

Ai shtoi se disa prej akuzave që janë ngritur ndaj tij janë të pabaza dhe të paqëndrueshme ligjërisht, duke theksuar se procesi po përdoret për qëllime politike.

“Siç u pa sot, e bukura është që prokurorët politikë, të nxitur nga nënshtrimi i urdhrit politik dhe nga zelli i luftës së klasave, kanë ngritur akuza për vepra penale të cilat nuk i përmban ligji. Siç e patë sot, akuzat ndaj të nderuarës zonjë Pustina dhe studios së saj, nuk e përmban fare ligji. Megjithatë, urrejtja politike tejkalon çfarëdo lloj parimi ligjor. Ju lutem keni parasysh, siç ua kemi treguar dhe herën e kaluar, këta prokurorë politikë, nuk është hera e parë që kanë falsifikuar, sepse ka të paktën 30 e kusur falsifikime, gënjeshtra apo paraqitje të gënjeshtra të realitetit, që i keni në botimin Procesi Politik kundër liderit të opozitës dhe pronarëve legjitim. Ju lutem shikojeni atë, çfarëdo lloj paqartësie që të keni, urdhëro ma ngrini dhe jam i gatshëm të përballemi në çdo moment me të. Dua t’ju rikujtoj këtë foto. Ky është fabula. Fabula është toka e Begejave dhe e Llagamit vidhet nga Edi Rama dhe ja fal Leqanit. Naureda Veliaj merr para për veten e saj, ndërsa Begejat i vidhet toka, nuk kompensohen me para, po duhet të përballen me gjyqe politike dhe me burgje politike, siç janë përballur të parët tanë, xhaxhallarët e Gjin Begesë. Një i pushkatuar për agjitacion e propagandë, tjetri i burgosur për pronat e tij, pa pasur asnjë gjysëm lekëshi shteti. Ju faleminderit,” tha Malltezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit