Victor Osimhen po kalon një sezon të shkëlqyer me Galatasaray, duke shënuar 17 gola dhe dhënë 6 asiste, por e ardhmja e tij mund të jetë larg Turqisë.
Sulmuesi nigerian është i kërkuar nga shumë klube të mëdha, përfshirë Juventusin, që ka tentuar ta transferojë më parë.
Presidenti i Galatasaray, Ozbek, mohoi ekzistencën e një klauzole daljeje në kontratën e Osimhen, duke theksuar se vlera e tij tani është shumë më e lartë se 75 milionë euro.
Ai gjithashtu nuk komentoi klauzolën “anti-Itali”, që parashikon penalitete të larta nëse Osimhen transferohet në një klub italian.
/5pyetjet.al









