Cristiano Ronaldo ka nisur vitin 2026 me një sfidë të papritur që mund të kërcënojë një sezon vendimtar për të.
Ylli portugez, i cili ka arritur një karrierë legjendare me mbi 1000 gola dhe rekord të 6 edicioneve të Kupës së Botës, ka pësuar një dëmtim në tendinën e gjurit që mund të dëmtojë ndjeshëm planet e tij.
Dëmtimi i Ronaldos, që ndodhi më 28 shkurt, ka alarmuar trajnerin e Al Nassr, Jorge Jesus, i cili e ka cilësuar si një lëndim më të rëndë se sa u parashikua.
Pas ekzaminimeve mjekësore, Ronaldo është detyruar të udhëtojë për në Madrid, ku ka filluar një trajtim të specializuar përmes fizioterapistit të tij personal.
Ky trajtim urgjent është i rëndësishëm për të mundësuar rikuperimin e tij në kohë rekord, duke synuar të mos dëmtojë një sezon që pritet të jetë historik për karrierën e Ronaldos. Kjo periudhë është thelbësore për yllin portugez, i cili vazhdon të kërkojë sukses në nivel klubi dhe kombëtari.
/5pyetjet.al









