Kreu i Komunës së Drenasit dhe përfaqësuesi i PDK për njësinë komunale, Rramiz Lladrovci, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka gjetur rastin, të urojë të gjithë mësuesit dhe personelin arsimor për këtë 7 Mars të veçantë.
Postimi i Lladrovcit
Gëzuar Dita e Mësuesit!
Të gjithë personelit arsimor, edukatorëve, mësuesve, arsimtarëve e profesorëve ua uroj Ditën e Mësuesit!
Mësuesit ishin krijuesit e vetëdijes dhe ligjëruesit e atdhetarizmit, falë tyre, vlerat njerëzore e arsimore u barten gjeneratë pas gjenerate.
Sot me nderim kujtoj mësuesit dëshmorë gjatë luftërave, në veçanti të luftës tonë çlirimtare, mësuesit e familjes time, Xhevën e Jahirin, të cilët arsimin dhe atdhedashurinë e kishin të pandashme.
Të gjithë edukatorëve, mësuesve, arsimtarëve e profesorëve, ua uroj Ditën e Mësuesit!