Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, ku si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur 4 persona të plagosur.
Drejtuesi i kamionit B.K, 30 vjeç është përplasur me një makinë me drejutesin K.H, 65 vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur drejtuesi i makinës dhe 3 pasagjerë të tjerët të cilët kanë qenë në makinë me atë gjatë udhëtimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.









