Sot po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Degës së Partisë Demokratike në Durrës. Procesi i votimit ka nisur normalisht në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00, në ambientet e degës së partisë në qytet.
Fillimisht në garë ishin dy kandidatë, Adrian Gashi dhe Alban Zhiti, por mbrëmjen e djeshme Alban Zhiti ka njoftuar tërheqjen nga gara, duke lënë si kandidat të vetëm Adrian Gashin.
Zgjedhjet zhvillohen pas dorëheqjes së ish-kryetarit të degës së PD në Durrës, Ardian Muka, rreth një muaj e gjysmë më parë. Adrian Gashi, i cili është oficer gjyqësor dhe lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, pritet të marrë drejtimin e degës së PD në qytet.









