Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, zhvilloi një tryezë pune me ekspertë dhe pedagogë për të diskutuar mbi rëndësinë e 7 Marsit, ditën e mësuesit.
Ai e përdori këtë mundësi për të theksuar situatën e vështirë të arsimit në Shqipëri, duke e quajtur atë një “krizë të jashtëzakonshme” dhe përmendi dështimet e sistemit arsimor në rezultatet e testeve PISA.
“Tu përcjellim urimet e përzemërta mësuesve, pedagogëve, mësuesve të sistemit parashkollor, në këtë ditë që mbarë kombi nderon mësuesin si misionar. Misioni juaj është i një rëndësie përcaktuese më shumë se çdo tjetër për të ardhmen e kombit. Vijmë sot në këtë ditë në kushtet e një krize të jashtëzakonshme të një sistemit arsimor, të një rrokullisje të sistemit shumë më të madhe se ajo që shohim në urat e rrugët e ndërtuara nga kjo qeveri. S’mund të ketë akt më anti-kombëtar se të bllokosh me urdhër doktoraturat. 46 vite më parë jo doktoraturat e kolegëve të mi, por të studentëve të mi, tezat e studentëve të mi, i kam paraqitur në kongreset më të rëndësishme ndërkombëtare. Jam i sigurt edhe pedagogë të tjerë. Erdhi një frymë e pa imagjinueshme, shkenco-fobia.”









