Napoli ka arritur dy fitore radhazi, duke përforcuar pozitat e tij në zonën e Champions League, objektivi i vetëm që i mbetet për këtë sezon.
Në “Maradona”, skuadra e Antonio Contes triumfoi ndaj Torinos me rezultatin 2-1, me një gol në çdo pjesë të lojës.
Alisson Santos hapi shifrat për Napolin në minutën e 30-të me një goditje të bukur nga një aksion personal, duke çuar tifozët në festë.
Pavarësisht kontrollit të plotë të lojës, Napoli u desh të priste deri në minutën e 68-të për të dyfishuar shifrat me Elmas, i cili realizoi një veprim të bukur në zonë.
Torino ngushtoi diferencën në minutën e 87-të, por nuk mundi t’i prishte festën Napolit.









