-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacion i RENEA-s për ekzekutimin e Gentian Qarrit, 20 plumba në drejtim të objektivit

Kryesoret

Forcat RENEA kanë realizuar një operacion për zbardhjen e vrasjes së Gentian Qarrit, i cili u ekzekutua më 6 shkurt 2021.

Autorët e vrasjes kanë pritur për rreth 10 minuta në rrugë, deri sa Qarri të dilte nga një gomisteri dhe të shkonte në lokal.

Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Vlorës tregojnë se autori ka qëlluar me armë nga automjeti “Toyota Yaris”, duke shmangur për pak çaste një makinë policie që kaloi pranë.

Qarri, i njohur ndryshe me nofkën “Gëçe”, është qëlluar me 20 plumba, 6 prej të cilëve në trup. Vrasësit kanë përdorur një automatik dhe kanë qëlluar nga brenda automjetit në lëvizje. Ai kishte tre vite që ishte kthyer në Vlorë pas vuajtjes së një dënimi prej 11 vitesh për trafik droge në Itali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit