Kryeministri Edi Rama ka shprehur urimet e tij për Ditën e Mësuesit, 7 Marsin, me një postim në rrjetet sociale.
Ai ka ndarë pamje nga një takim me nxënës nga Manastiri, duke theksuar rëndësinë e lidhjes që krijohet përmes gjuhës.
“MIRËMËNGJES dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan ai.









