Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër pas kërkesës për falje të bërë nga homologu iranian, Masoud Pezeshkian, i cili iu kërkoi falje vendeve fqinje për sulmet e ditëve të fundit.
Trump, në një postim në Truth Social, theksoi se Irani ka premtuar të mos godasë më fqinjët e tij, por ai paralajmëroi se Irani do të goditet shumë rëndë. Ai e cilësoi Iranin si “humbësin e Lindjes së Mesme” dhe tha se do të vazhdojë të humbasë për shumë dekada në rajon.
“Irani, i cili po goditet deri në FERR, u ka kërkuar falje dhe u është dorëzuar fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme, dhe ka premtuar se nuk do t’i qëllojë më. Ky premtim u bë vetëm për shkak të sulmit të pamëshirshëm të SHBA-së dhe Izraelit. Ata po kërkonin të merrnin kontrollin dhe të sundonin Lindjen e Mesme. Është hera e parë që Irani ka humbur ndonjëherë, në mijëra vjet, ndaj vendeve përreth Lindjes së Mesme. Ata kanë thënë: ‘Faleminderit President Trump.’ Unë kam thënë: ‘S’ka problem!’ Irani nuk është më ‘Ngacmuesi i Lindjes së Mesme’, por është, përkundrazi, ‘HUMBËSI I LINDJES SË MESME’ dhe do të jetë i tillë për shumë dekada derisa të dorëzohen ose, më shumë gjasa, të shemben plotësisht! Sot Irani do të goditet shumë rëndë!”









