-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

8 Marsi/ Dogjani: Pas çdo familjeje të fortë qëndron një nanë që ka sakrifikur pa kufij!

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së për qarkun e Tiranës, Asllan Dogjoni, përmes një postimi në faqen e tij facebook ka ndarë mesazhin e urimit për festën e nënës, 8 Marsin, duke theksuar të gjithë respektin dhe mirënjohjen për sakrificën dhe forcën e tyre për familjen.

Postimi i Dogjanit

Sot, 8 Mars – Festën e Nanës!
Përulemi me respekt dhe mirënjohje përpara Nanave, grave, motrave që mbajnë mbi supe dashurinë, sakrificën dhe forcën e familjes.
Nana është zemra e shtëpisë. Ajo është dora që të mban kur je i dobët, fjala që të jep kurajë kur humb shpresën dhe sakrifica e heshtur që shpesh nuk shihet, por që ndërton jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të saj. Pas çdo familjeje të fortë qëndron një nanë që ka duruar, ka sakrifikuar dhe ka dashur pa kufij.
Shumë nana, gra, kanë kaluar lodhje, vështirësi dhe vuajtje vetëm që fëmijët e tyre të kenë një jetë më të mirë. Dashuria e tyre është e pastër, e pakushtëzuar dhe e pazëvendësueshme.
Sot është dita për t’u thënë faleminderit të gjitha nanave, motrave, grave për çdo sakrificë, për çdo këshillë, për çdo përqafim dhe për çdo moment kur kanë qenë shtylla më e fortë e familjes.
Gëzuar 8 Marsin, gëzuar festën Nana ime, gëzuar të gjitha nanave, motrave, grave.. qofshi të lumtura gjithmonë..
Zoti ju bekoftë për dashurinë dhe forcën që jepni në familjet tuaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit