Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka ndarë një mesazh urimi për festën e nënës, 8 Marsi, duke i falenderuar të gjitha gratë të cilët luftojnë çdo ditë për përparimin e shoqërisë.
Postimi i Këlliçit
Këtë 8 mars, falenderimet e mia u shkojnë të gjitha grave që luftojnë çdo ditë për përparimin e shoqërisë sonë. Për punën e tyre jashtë e brenda mureve, një punë ende e panjohur në masë të madhe. Qoftë përpjekja juaj e përditshme një përkujtesë e vazhdueshme e lirisë.









