Ish-kryeministri Sali Berisha ka diskutuar në konferencën e tij për mediat mbi situatën e grave dhe vajzave në Shqipëri, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit.
Ai ka theksuar nevojën për shembjen e barrierave që vazhdojnë të mbajnë peshë në shoqërinë shqiptare dhe ka denoncuar padrejtësitë dhe dhunën që ndodhin ndaj grave dhe vajzave.
“Ky mur që ndan gratë dhe vajzat duhet të shembet, dhe të gjithë ata që besojnë në forcën e jashtëzakonshme të grave, si në familje ashtu edhe në shoqëri, duhet ta luftojnë çdo ditë. Pa vendosur barazi mes burrit dhe gruas, motrës dhe vëllait, shoqëria jonë nuk do të ketë asnjëherë përparim. Sot, në Shqipëri, gratë, vajzat, nënat dhe motrat janë ato që përballen më shumë me të keqiat e këtij regjimi, dhe kjo është një nga sfidat më të mëdha që duhet të trajtohen. Ndaj, kjo ditë, 8 Marsi, na kujton se lufta për barazi është e pandalshme dhe e domosdoshme për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.Ky është realiteti. Dua t’i shpreh një solidaritet Albanës, e cila u sulmua me agresion vetëm se ju ka mbështetur juve. Ajo në çdo asamble ndërkombëtare, ka qenë zëri juaj! Zëri i fuqishëm.”









