Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, theksoi angazhimin e qeverisë italiane për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe shmangien e përshkallëzimit të situatës.
Ajo theksoi se Italia nuk është në luftë dhe nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e konfliktit, duke u fokusuar në përpjekjet për rikthimin e dialogut diplomatik.
“Italia nuk është në luftë dhe nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e luftës,” u shpreh Meloni në një videomesazh drejtuar mediave, duke shtuar se qeveria italiane po punon për të ulur tensionet dhe për të parë mundësinë e rifillimit të negociatave mes palëve në konflikt.









