Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë një thirrje për një nismë ligjore që do të njohë sigurimet shoqërore për prindërit që kujdesen për fëmijët me spektrin e autizmit dhe sindromën Down.
Ajo e ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për këto familje që përballen me sakrifica të mëdha në jetën e përditshme.
“Kujdesi për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down është një përgjegjësi e madhe dhe një përkushtim i përditshëm për prindërit, veçanërisht për nënat, të cilat mbajnë barrën kryesore. Por, ky përkushtim duhet të vlerësohet dhe të mbështetet nga shoqëria dhe shteti. Duhet që Kuvendi i Shqipërisë të ndërmarrë një hap konkret për të njohur këtë sakrificë dhe të ofrojë sigurime shoqërore për prindërit që kujdesen për fëmijët me nevoja speciale.”
/5pyetjet.al









