Në një postim të bërë në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për gratë dhe vajzat shqiptare, duke theksuar rolin e rëndësishëm të tyre në shoqëri.
Ajo ka shpërndarë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku e ka cilësuar gruan si “forcën e ndryshimit”. Po ashtu, ajo ka uruar festën e 8 Marsit për të gjitha gratë e Partisë Demokratike në Sarandë.
Postimi i plotë:
Gruaja, forca e ndryshimit.
8 marsi është një ditë e veçantë për të kujtuar dhe reflektuar mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në vendin tonë.
Gëzuar me zonjat e Partisë Demokratike Sarandë!
/5pyetjet.al









