I ftuar në emisionin “5Pyetjet” nga Babaramo, ish-zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, komentoi situatën politike dhe sfidat me të cilat përballet qeverisja e Albin Kurtit, duke theksuar edhe rolin e opozitës dhe aleancave politike.
“E dyta, Vjosa Osmani vjen nga e djathta, regjuiste. Lidhja Demokratike është brenda një konflikti që mund të zgjidhet. Vjosa Osmani mund të ketë një mundësi kohore për të tërhequr këtë elektoral. PDK, siguria e të cilëve i ka krerët e saj në Hagë. Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese, që Kosova pa zgjedhje nuk ecën. Por çfarë do të ndodhë që Kurti do të blejë votën dhe do të përsërisë skenarin përsëri? Flitet çfarë bëri Kurti, nuk flitet as për NATO-n,secili as për integrimin në BE. Pikëpyetja më e madhe është çfarë do të ndodhë me opozitën. Unë mendoj që Osmani do të ketë një bashkim me një parti politike, hiq atë të PDK për shkak të arsyes që s’janë shumë të afërt. Kriza mund të shkojë pafundësisht, sepse Kurti është mësuar të jetë në pafundësi. Në sëmundjen e tij si narcist, kjo mund të jetë ecja e tij në politikë”, u shpreh Abazi.









