Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka theksuar se skuadra e tij duhet të jetë e përgatitur për një sfidë të vështirë në transfertë ndaj Atalantës në fazën e 16-tave të UEFA Champions League.
Ai vlerësoi forcën fizike dhe organizimin e ekipit italian, duke kujtuar edhe suksesin e tyre në një kompeticion evropian ndaj Bayer Leverkusen. Sipas Kompany, Bayern duhet të shfrytëzojë përvojën në ndeshje të tilla, por edhe të gjejë mënyrën për të qenë efikas në sulm.
Trajneri foli gjithashtu për gjendjen e sulmuesit Harry Kane, duke bërë të ditur se ai është stërvitur normalisht, ndërsa vendimi për aktivizimin e tij do të merret pak para ndeshjes për të shmangur çdo rrezik.









