Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Kurti pretendon se ky akt është një shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe ka theksuar se zhvillimet pas kësaj mase mund të rrezikojnë stabilitetin dhe funksionimin institucional të vendit. Ai ka kërkuar që gjykata të vendosë sa më shpejt për të parandaluar një situatë të pasigurisë juridike dhe institucionale.
“Kërkesa për masë të përkohshme imponohet gjithashtu nga një rrethanë tjetër me peshë të veçantë kushtetuese. Pas nxjerrjes së Dekretit të kontestuar nr. 24/2026, në të njëjtën ditë, 6 mars 2026, Presidentja e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapat e parë për materializimin e efekteve të tij juridike, përkatësisht përmes thirrjes së partive politike në një takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme,” tha Kurti në kërkesën dërguar Gjykatës.









