Pas ndeshjes mes Tiranës dhe Elbasanit në “Selman Stërmasi”, përplasjet mes tifozëve kanë eskaluar, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit.
Tensionet, të cilat përfshinin hedhjen e sendeve të forta dhe mosbindjen ndaj urdhrave të punonjësve të sigurisë, kanë çuar në nisjen e procedimeve penale ndaj 10 tifozëve të dy skuadrave.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit ka njoftuar se janë duke u hetuar disa tifozë që dyshohet se kanë hedhur objekte të forta në fushë dhe kanë shpërfillur udhëzimet e dhëna nga punonjësit e rendit gjatë zhvillimit të ndeshjes “Tirana-Elbasani”. Procedimi penal është nisur për dhjetë individë, të cilët tashmë janë të identifikuar dhe janë nën hetim për veprat penale që lidhen me këto akte të dhunshme.
/5pyetjet.al









