-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rashic tërheq deklaratën për Kurtin: Gabimi nuk ishte i qëllimshëm

Kryesoret

Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit në Kosovë, Nenad Rashic, ka kërkuar ndjesë për një deklaratë të mëparshme, ku pohoi se kryeministri Albin Kurti kishte marrë një vendim për të dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit për “hatër të tij”.

Pas krijimit të një keqkuptimi, Rashic e pranoi se kishte ngatërruar ngjarjet dhe sqaroi situatën, duke theksuar se gabimi nuk kishte qenë i qëllimshëm.

“E vërteta është se, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje, të cilat kanë ndodhur shumë pranë njëra-tjetrës dhe tashmë kanë kaluar tre vjet ose më shumë. Unë i lidha gabimisht me kthimin e tokës së Deçanit ato që në fakt ishin fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”, u shpreh ai për mediat në Prishtinë, teksa këmbënguli të kërkonte falje duke theksuar në të njëjtën kohë se ky gabim nuk ishte i qëllimshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit