-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekretari i Etikës refuzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës

Kryesoret

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla, pas përplasjeve verbale dhe një komenti ofendues ndaj deputetes Albana Vokshi gjatë seancës plenare të fundit.

PD kishte kërkuar që Balla të përjashtohej për 60 ditë, pas fjalëve të tij drejtuar Vokshit, ku e quajti atë me një koment të pahijshëm, duke thënë se “e ka numrin 0900”.

Sidoqoftë, Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masa disiplinore kundër tij.

Ndërkohë, përplasjet e ashpra dhe përdorimi i gjuhës fyese në Kuvend kanë nxitur reagime nga shumica.

Partia Socialiste ka paraqitur një rezolutë për të dënuar sjelljet dhe fjalorin e papërshtatshëm në debatet parlamentare, duke kërkuar një standard më të lartë në diskutimet e ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit