-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe reagon për çmimin e naftës: Ndaleni këtë poshtërsi, po abuzohet skandalozisht

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, i cili ka arritur në 198 lekë për litër.

Braçe ka akuzuar distributorët për abuzim, duke theksuar se ata kanë mbushur depot përpara shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme dhe po manipulojnë çmimet. Ai kërkoi ndërhyrjen e agjencive shtetërore për të ndaluar këtë abuzim.

Këto janë çmimet e naftës pasdite. 198 lekë për litër, 25 lekë rritje vetëm një një javë. Ndaleni këtë poshtërsi, se kjo është poshtërsi. I keni depot plot këto ditët e luftës. I kanë depot plot nga një periudhë e mëparshme kohore. Kanë ndërtuar një sistem ku i kanë depot plot. Kur këta mbushën depot, para 10 ditëve, 11 ditëve, jo me çmimin e sotëm të bursës, këta që kurrë nuk ulin çmime kur në bursë bie çmimi, kur dollari thyen kokën apo kur euro zhvlerësohet. Ndaleni këtë poshtërsi se po abuzohet në mënyrë skandaloze me çmimin e naftës. Bëjini një inventar dhe kontrollojeni kur i kanë mbushur depot, për të kuptuar se me këtë skemë kanë manipuluar tregun dhe kapur tregun, është në favorin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit