Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar spekulimet mbi mundësinë e një marrëveshjeje politike me presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet e ardhshme.
Haziri theksoi se partia e tij nuk është angazhuar në bisedime me Osmanin për këtë çështje, duke theksuar rëndësinë e postit të presidentit dhe respektin e LDK-së për këtë zyrë.
“E vërteta e vetme është se Vjosa Osman-Sadriu është në zyrë si Presidente deri më 5 prill të këtij viti, me autorizime të plota dhe i takon vetëm asaj që gjatë kësaj kohe të bëjë vlerësime, zbardhje apo të shkaktojë procese politike që i ka në autoritet dhe në vendimmarrje,” tha Haziri, duke sqaruar pozicionin e LDK-së.









