Zyrtari i lartë iranian, Ali Larijani, lëshoi një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke iu përgjigjur kërcënimeve të fundit të presidentit amerikan mbi bllokimin e Ngushticës së Hormuzit nga Irani.
Larijani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i tha Trumpit.
“Kombi i Iranit nuk ka frikë nga kërcënimet tuaja në letër. Edhe ata më të fortë se ju nuk kanë arritur ta zhdukin kombin iranian. Kini kujdes, që të mos zhdukeni!”
Ky reagim erdhi pas postimit të Trumpit në platformën e tij Truth Social, ku ai kërcënoi se do të godiste Iranin “njëzet herë më fort” nëse bllokonte rrjedhën e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Trumpi gjithashtu shtoi se SHBA mund të shkatërronte lehtësisht objektivat kyç të Iranit, duke kërcënuar me “vdekjen, zjarri dhe tërbimin” mbi regjimin iranian.
/5pyetjet.al









