-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet Proda! Ndryshohen masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Kryesoret

Komisioni i Ankimimit në Policinë e Shtetit ka ndryshuar vendimet për disa ish-drejtues të Policisë së Lezhës.

Për ish-drejtorin Altin Mena, komisioni ka vendosur shtyrje të gradimit për 3 muaj, duke rrëzuar vendimin fillestar që parashikonte uljen në gradë për 5 vjet.

Po ashtu, për zëvendësdrejtorin për rendin, Taulant Gjoka, u vendos shtyrje afati gradimi për 6 muaj, duke anuluar përjashtimin nga policia.

Shefi i Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, gjithashtu ka shpëtuar nga përjashtimi, duke marrë një shtyrje gradimi për 1 vit.

Për zëvendësdrejtorin e Policisë së Fierit, Oliger Torba, komisioni vendosi vetëm një vërejtje, duke anuluar masën e uljes në gradë. Komisioni shqyrtoi gjithashtu rreth 25 ankesa nga punonjës të ndryshëm policie për masa të tjera disiplinore.

Njoftim:

  • Ilir Proda kishte kërkuar masa të ndryshme disiplinore.
  • ⁠Ish shefit të Lezhës iu shty gradimi me një vit.
  • ⁠Për Taulant Gjokën ishte kërkuar pezullim nga detyra.
  • ⁠Për Taulant Gjokën u shty afati i gradimit me 6 muaj.
  • ⁠Për Altin Menën është shtyrë afati i gradimit me 3 muaj
  • Oliger Torba, zëvendës drejtor për krimet në qytetin e Fierit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit