-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ Mbledhje dhe përplasje fizike për zgjedhjen e kreut të PD

Kryesoret

Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër mbrëmjen e së hënës për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve.

Konfirmimi i vetëm dy kandidatëve nga selia qendrore, ndonëse lista e propozuar nga baza kishte qenë më e gjatë, ka shkaktuar debate të forta gjatë diskutimeve. Disa prej anëtarëve kanë kundërshtuar vendimin, duke ngritur pikëpyetje për kriteret e përzgjedhjes.

Debatet verbale më pas kanë degjeneruar në përplasje fizike e fyerje mes disa pjesëmarrësve në mbledhje. Të pranishmit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Zgjedhjet për kreun e degës së PD Shkodër pritet të mbahen më 15 mars./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit