Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me zgjedhjen e Presidentit.
Sipas Tahirit, Kurti nuk ka pasur synimin për të zgjedhur një President të paanshëm, por ka tentuar të krijojë një pozicion që do t’i mundësonte të ushtronte pushtet autoritar.
“Egoja e tij ka qenë me ushtruar 100 për qind pushtet autoritar dhe mendoj që ne saktë e kemi parë tendencën e tij për të imponuar pushtet autoritar. Z. Kurti nuk ka dashur President, ai ka dashur President të tij për të ushtruar pushtet autoritar në këtë vend, ne e kemi ndaluar që të ushtrohet pushteti autoritar”, tha Arian Tahiri në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
/5pyetjet.al









