-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada amerikane në Tiranë: Nesër mos kaloni nga Parlamenti

Kryesoret

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët e saj lidhur me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike, që do të mbahet të nesërmen, në orën 10:00 paradite, para Kuvendit, në rrugën “George W. Bush”.

Sipas njoftimit, protestuesit mund të zgjerohen në rrugët dhe ndërtesat përreth qeverisë. Ambasada paralajmëron se pritet një prani e shtuar e policisë, bllokime rrugësh dhe devijime të trafikut gjatë protestës dhe disa orë më parë.

Personeli i ambasadës është udhëzuar të shmangë zonën e tubimit, ndërsa qytetarët këshillohen të qëndrojnë larg protestës, të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për sigurinë.

Ambasada nënvizon se situata gjatë protestave mund të ndryshojë shpejt dhe bën thirrje që qytetarët të përdorin rrugë alternative dhe të marrin masa për mbrojtjen e vetvetes, duke shmangur zonat e bllokuara dhe çdo incident të mundshëm.

Ndërkaq ditën e sotme, policia ka njoftuar se do të marrë përsipër mbarëvajtjen e tubimit opozitar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit