-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anulimi i tenderit në Porto Romano/ Enea Karakaçi: Kompania u tërhoq nga kostoja e lartë

Kryesoret

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka njoftuar anulimin të procesit të tenderimit për ndërtimin e portit tregtar të Durrësit në Porto Romano. Karakaçi u shpreh se i vetmi ofrues është tërhequr me argumentin e rritjeve të kostove ekonomike.

“Kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm në këtë garë me një atyre krejtësisht ekonomike për shkak të rritjes së kostove nga kriza. Ofertuesi ka bërë një tërheqje duke u justifikuar me qëllimet ekonomike. Komisioni do të vijojë me procedurat. Pra 2 ditësh kryeministri foli për këtë projekt që ka aktorë të llojeve të ndryshëm që përhiqet ta sabotojnë këtë projekt shumë të rëndësishëm për qëllime të ndryshme, përfshirë dhe ato ekonomike. Do të ndërtojmë një skenar tjetër dhe çdo aktor tjetër nuk do të mundet ta frenojë këtë projekt”, tha Karakaçi.

Tenderi për këtë projekt është 393 milionë euro pa TVSH ka dështuar disa herë, dhe në garën e hapur në dhjetor të 2024-ës, u paraqitën 5 konsorciume dhe vetëm njëra prej tyre ka kaluar në fazën finale për të paraqitur një ofertë teknike dhe ekonomike. Afati për këtë garë u mbyll këtë 9 mars në orën 14.00. bashkimi i operatorëve “Archirodon Construction Company Limited – Deme Dredging nv – Società Italiana Dragaggi s.p.a” nuk e ka paraqitur ofertën e plotë dhe gara digjet plotësisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit