-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes’- Rama i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e quajti mbylljen e rrjetit social TikTok si cenim të lirisë së shprehjes.

“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut!

Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un vetëm falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht nga impakti i mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!

Falë asaj mbylljeje sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar”!

Vendimi për mbylljen e TikTok erdhi pas vrasjes së të miturit Martin Cani pranë Shkollës “Fan Noli”, në nëntor 2024. Për ngjarjen u dënua me 16 vite burg autori, gjithashtu i mitur, Martio Përlleshaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit