Pak ditë pas shkarkimit të kryepolicit Ilir Proda, për shkak të mosgarantimit të sigurisë dhe jetës së qytetarëve të huaj gjatë protestës së 28 shkurtit të opozitës në Tiranë, është hapur edhe gara për pasuesin e tij.
Zbardhen emrat e kandidatëve që deri tani kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, në vend të Ilir Prodës që u shkarkua nga kryeministri Rama.
Sipas burimeve jozyrtare bëhet me dijes se në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit.
Kandidatët që kanë paraqitur kandidaturën janë:
Lenc Panganika
Gentian Shehaj
Afrim Tafa
Idajet Faskaj
Pëllumb Seferi
Elidon Çela
Skënder Hitaj
Tonin Vocaj
Procesi i përzgjedhjes pritet të vijojë me fazat e tjera të vlerësimit, ndërsa në fund do të vendoset emri që do të marrë drejtimin e Policës së Shtetit.









