Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës ka përfunduar me tre persona të plagosur, ndërsa policia është në kërkim të dy autorëve të dyshuar.
Sipas informacionit paraprak, pas një konflikti të çastit janë përfshirë në një përplasje fizike tre persona, të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë për sqarimin e rrethanave.
Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali në qytet, janë mbledhur familjarët e personave të shoqëruar në komisariat. Në këtë moment ka ndodhur një tjetër konflikt fizik mes shtetasve Jonus Ceni dhe Ylber Shkina me shtetasit Renaldo Duati, Audhurim Koçi dhe Fluturim Tollja.
Fluturim Tollaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të marra nga godiotja me thikë.
Policia po punon për kapjen e Jonus Cenit dhe Ylber Shkinës si autorë kryesorë të kësaj ngjarje.
Shkina dhe Ceni janë në rrati, forcat e policisë po punojnë për arrestimin e tyre.









