-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ferit Hoxha takon kryetaren e Preshevës: Lugina do të mbetet prioritet i rëndësishëm!

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një postimi në faqen facebook ka njoftuar për takimin e zhvilluar këtë të enjte, me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, me të cilën ka diskutuar për situatën dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës.

Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha

Pata kënaqësinë të pres sot në takim Kryetaren e Komunës së #Preshevës, znj. Ardita Sinani. Biseduam hapur për situatën, problematikat dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e #Preshevës.
#Shqipëria mbetet tërësisht e përkushtuar për të mbështetur dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginë.
Institucionet shqiptare do të vijojnë të ndjekin me vëmendje situatën e shqiptarëve atje dhe mbeten të angazhuara në mënyrë të vazhdueshme, si në dialogun dypalësh ashtu edhe në forumet ndërkombëtare, për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre legjitime, për të adresuar çështjet që i shqetësojnë dhe për të nxitur politika që garantojnë barazi, respekt dhe mundësi të drejta, si dhe që zëri i tyre të dëgjohet kudo ku mbrohen të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve.
Respektimi i të drejtave të njeriut, i identitetit kombëtar, i gjuhës dhe i përfaqësimit të drejtë institucional është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
Mbështetja për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe kulturor të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës mbetet një prioritet i rëndësishëm.
Shqipëria do të vazhdojë të punojë ngushtë me përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë dhe me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar barazi, dinjitet dhe perspektivë për të ardhmen e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit