Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Jeta Krekës 26-vjeçe në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.
Presidenti gjithashtu dekretoi emërimin e Bardhyl Kollçakut në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident.









