Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha ka shkruar se gjatë telefonatës diskutuan mbi rreziqet serioze që një përshkallëzim i mëtejshëm paraqet për stabilitetin rajonal, sigurinë ndërkombëtare dhe rrugët ekonomike globale, veçanërisht në rajonin e Gjirit.
Hoxha ka shkruar gjithashtu se ka vlerësuar rolin konstruktiv dhe të respektuar të Omanit në promovimin e dialogut dhe ndërmjetësimit.
Ndërkohë Hoxha ka njoftuar se i ka shprehur mirënjohjen autoriteteve të Omanit për kujdesin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë në atje.
Ministri Hoxha postim në X:
Zhvillova një bisedë shumë të dobishme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi (@badralbusaidi), për të shkëmbyer mendime mbi përshkallëzimin aktual në Lindjen e Mesme.
Diskutuam rreziqet serioze që një përshkallëzim i mëtejshëm paraqet për stabilitetin rajonal, sigurinë ndërkombëtare dhe rrugët ekonomike globale, veçanërisht në rajonin e Gjirit.
Vlerësova rolin konstruktiv dhe të respektuar të Omanit në promovimin e dialogut dhe ndërmjetësimit.
Gjithashtu shpreha mirënjohjen tonë për kujdesin dhe mbështetjen që autoritetet e Omanit u kanë ofruar qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Oman gjatë këtyre kohërave sfiduese.









