Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçari Kristja Kola, i cili u aksidentua më 6 mars në aksin Rrile-Shënkoll.
I riu, nga fshati Tale nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga aksidenti.
Automjeti me të cilin ai po udhëtonte u përplas fillimisht me një makinë tjetër dhe më pas doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Si pasojë e plagëve të marra, 20-vjeçari u transportua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë./ Shqiptarja.com









