Ministri i Drejtësisë i Libanit, Adel Nassar, ka akuzuar Hezbollah për pengimin e stabilitetit dhe paqes në vend, duke thënë se organizata po tërheq Libanin në konfliktet rajonale.
Në një intervistë për CNN, Nassar theksoi se refuzimi i Hezbollahut për të bashkëpunuar me qeverinë dhe sulmet me raketa ndaj Izraelit kanë dhënë një pretekst për Tel Avivin të nisë një luftë kundër Libanit.
Sipas ministrit, Hezbollah po kërkon të marrë një rol drejtues në përplasjen rajonale mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, ndërkohë që interesi i Libanit është të qëndrojë jashtë këtyre konflikteve. Ai shtoi se vendi duhet të mbetet një model paqeje dhe të mos përfshihet në luftërat e të tjerëve.
“Interesi i Libanit dhe i popullit të tij është të mos përfshihet në konfliktet rajonale,” tha Nassar, “duke shtuar se vendi duhet të jetë ‘një model paqeje për botën’ dhe jo të përfshihet në luftërat e të tjerëve.”
/5pyetjet.al









