Dita e Verës simbolizon fillimin e një stine plot ngjyra, lule dhe gëzim. Festa ka nisur që në mbrëmjen e 13 marsit kur përgatiten ëmbëlsirat siç është ballokumja që s’mund të mungojë dhe ushqimet tradicionale.
Për këtë ditë simbolke janë planifikuar edhe një srë aktivitetesh festive dhe për shkak të kësaj në Tiranë është devijuar trafiku i makinave.
Një nga simbolikat e kësaj feste është verorja me pe të bardhë e të kuq.
Ndërkohë në shumë qytete të vendit nuk mungojë ballukumet, koncertet si dhe aktivitet e tjera festive, të cilët do të nisin në orët e para të ditës së sotme dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.









